E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stevens e fut, Besart Berisha shpërthen në lot

ASA (Albania Sport Agency) - Sulmuesi shqiptar i Hamburgut, Besart Berisha, nuk i ka përmbajtur dot lotët. Të premten e kaluar, vetëm dhjetë orë pas bilbilit të parë të ndeshjes Borusia Menshengladbah-Hamburg (0-1), trajneri Hub Stevens e thirri 21-vjecari dhe dialogoi shkurt me të: "Djalosh, ti do të luash në mbrëmje". Shqiptari nuk i besoi veshëve: "Kur unë dëgjova këto fjalë, u lotova shumë shpejt", thotë Berisha për gazetën gjermane Abendsblat. Pas ndeshjes sulmuesi deklaroi sërish: "Unë u përpoqa t'i jepja sërish besimin. Unë besoj se ia arrita kësaj". Edhe trajneri Stevens është i kënaqur me zgjedhjet e tij. "Jansen ka kualitete, por edhe Besarti e kreu detyrën e tij. "Ai kishte një kohë të gjatë që nuk luante , dhe fillimisht i duhet të gjente ritmin e duhur".
Pas ndeshjes e parë nën urdhrat e Stevens, Berisha pret një tjetër shans. "Unë kam ëndërruar gjithmonë për këtë dhe kam dhënë gjithcka në stërvitje", - thotë Berisha, që është në pritje të hapit tjetër. "Ofensiv apo defensiv, unë dua të bëj gjithcka". Pozicionin si mesfushor i djathtë e ka provuar Berisha edhe një herë tjetër kur ka luajtur për Kombëtaren shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›