E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi spanjoll: Tani le të fitojmë Botërorin!

 

Titujt e gazetave kryesore iberike ishin me karakter triumfues, si "Më tërheqësit e Europës!" apo "Më në fund, kampionë!".

Faqe, faqe dhe faqe të tëra! Triumfi i parë në futboll pas 44 vitesh e ka përfshirë gjithë Spanjën. Pas një nate të gjatë me bori, alkool dhe kore, në mëngjes dolën gazetat që mund të mbahen edhe si kujtim, të cilat ishin të gjitha për t'u lexuar dhe shijuar me ngadalë. Kjo është vetëm një pasqyrë e pjesshme e lumit të fjalëve të ëmbla që u kishte kushtuar dje shtypi iberik "furive të kuqe".

FAQET E PARA"As" dhe "Marca" kishin të njëjtin titull: "Jemi kampionë!". Më pas, të përditshmet ndryshonin: "Më tërheqësit e Europës", shkruante gazeta e parë; "Mbretërit e Europës", përgjigjej e dyta. "Sporti" shkruante "Jeni më të mirët!", ndërsa Mundo Deportivo vetëm "Kampionë!". Natyrisht, na faqet e para të katër gazetave kryesore nuk kishte si të mungonin pikat çuditëse.

GAZETAT POLITIKE"Marca", në numrin e saj të djeshëm ia kishte kushtuar të 62 faqet e saj triumfit europian. "As"-i u mjaftua me 32 faqe, ndërkohë që gazetat politike shfaqën pak fantazi më shumë, për sa u takon titujve. "Më në fund!", - ishte titulli i "Abc"-së. Gazeta e së djathtës (i kushtoi 21 faqe triumfit europian) e kishte bashkuar faqen e parë me atë të fundit me një foto të madhe të Kupës. Nuk kishte vend për lajme. "Lavdia spanjolle", titullonte "Mundo", e cila në faqen e parë kishte lenë fare pak hapësirë për dy lajme të tjera. "Spanja zapton Europën!", ishte titulli i "Pais", e cila ama kishte edhe 5 lajme të tjera që s'kishin të bënin me triumfin futbollistik. "Mundo" i kishte kushtuar 28 faqe speciale Europianit, plus 7 të tjera në kronikën e Madridit ("Deliri" , ishte titulli kryesor), kushtuar festimeve të pafundta të mbrëmjes.

LOJA E BUKUR"Spanja, fitorja e futbollit!", titullonte "Abc". Euforia nuk buronte vetëm nga suksesi përfundimtar, por nga futbolli i shfaqur, nga cilësia e lojtarëve dhe nga stili. Nga grupi i krijuar me vendosmëri, krenari, pasion dhe guxim nga Luis Aragonesi. Sikurse kishte ndodhur edhe në ndeshjet e mëparshme, nuk kishte ndonjë lojtar të vetëm që t'i meritonte të gjithë titujt. Është e qartë që Fernando Torresi spikaste mbi grupin për golin historik që shënoi, si dhe për çmimin e lojtarit më të mirë të finales, por lavdia konceptohej me të vërtetë për të gjithë njëlloj. Kasiljasi, Ksavi, Sena, Giza, Iniesta, Vila, Fabregas... janë të shumtë lojtarët që meritojnë tituj apo komente. Dhe më pas është "gjyshi", "i urti nga Hortaleza", Luis Aragones, i cili u përshëndet me përzemërsi dhe emocione.

SULMET NDAJ BALAKUTEdhe Mikael Balaku meritoi diçka. Jo më pak se tri faqe i ishin kushtuar atij për finalet që ka humbur (dy në Champions, një në botëror, ku nuk luajti, dhe një në Europian). Një gjë të tillë e përmendën Mundo Deportivo, Mundo dhe Pais, i cili titullonte: "I pafati Balak". Më i ashpër Mundo. "Një ters i shoqëruar nga një stil i shëmtuar", ishte titulli. Dhe më pas: "Balak është mbivlerësuar gjithnjë, sepse ka dalë në periudhën e një krize lojtarësh në futbollin gjerman".

SPANJA E BASHKUARFitorja e gjithë Spanjës! Përpjekja e gjithë medieve për ta paraqitur triumfin e djemve të Aragonesit si triumfin e gjithë vendit, ka qenë shumë e madhe. Nga Vjena, kryeministri Hose Luis Rodrigez Zapatero nënvizoi se ky është suksesi i parë i madh në futboll në epokën e demokracisë. Lideri i socialistëve e ka treguar rrugën dhe gazetat kanë disa ditë që ndjekin gjurmët e tij, për ta bashkuar sa më shumë të jetë e mundur vendin. "Ndalon e gjithë Spanja", "Festë kombëtare!", kanë qenë dy tituj të "Marca"-s. "Çmendet Spanja", shkruante "Pais" në dy faqe.

KATALONJAPërpjekjet kanë qenë thuajse të gjithanshme. Vetëm Katalonja dhe vendet baske bënë gjithçka për t'i distancuar nga "furitë e kuqe", por dy të përditshmet më të rëndësishme politike katalanase, "El Periodico" dhe "La Vanguardia", e përshëndetën suksesin me mjaft entuziazëm. E para ua kushtoi gjithë faqen e parë "kampinëve të mëdhenj të Europës" dhe shkruante për triumfin në Europian. Në faqen 14 saktësohet titulli se "Barcelona i bashkohet festës për rezultatin e madh të kombëtares." "La Vanguardia" e kishte hapur gazetën me titullin "Zotër të Europës"; në seksionin sportiv i kishte kushtuar triumfit 14 faqe, një e dhënë shumë domethënëse për një gazetë që normalisht Barçës i kushton një faqe në ditë.

LA SPERANZAGjithçka tjetër ishte vetëm shpresë. "Dhe tani e ka radhën Botërori", titullonin "Marca" dhe "Sport", duke përsëritur fjalët e Zapateros dhe Kasiljasit. "Ky grup mund ta fitojë Botërorin", konfirmoi Luis Aragones. Po, sepse Spanja e theu akullin që e mbante të ngrirë brenda frikës së saj, dhe tani mund të ëndërrojë me të vërtetë. "Do të shihni gjëra edhe më të bukura", ishte urimi dhe njëkohësisht profecia e kryeministrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›