Vajza që mbahej në pëllëmbë të dorës!
Një numër dokumentarësh televizivë kanë zgjuar kohët e fundit interes jo të zakontë për fenomenin gjenetik të “primordial dwarfisme”. Njerëzit e lindur me këtë sëmundje, janë fare të vegjël dhe të brishtë, si kukulla porcelani.
Gruaja që shihni në këtë foto quhet Caroline Crachami dhe sipas një biografie, ka lindur në Palermo të Italisë, më 15 nëntor 1815. Kur ka lindur ajo peshonte më pak se 5 gram dhe nuk ishte më shumë se 7 centimetra.
Kur ishte 9 vjeç, ajo nuk ishte më shumë se 18 centimetra dhe njerëzit paguanin nga një shilingë për ta parë.
Për disa shilinga më shumë, mund ta prekje, t’i krehje flokët ose të vallëzoje me gishta “kukullën” e gjallë. Vajza në fjalë ka patur popullaritet të madh atë kohë në qytetet e mëdha britanike, ku ka jetuar pasi një doktor e mori prej vendlindjes së saj dhe e dërgoi në Liverpul.
Vetë mbreti Xhorxh IV dhe disa familje të shoqërisë së lartë angleze ishin admiruese të Carolinës dhe dëshironin ta shihnin atë duke kërcyer.
Në 3 korrik 1824, pikërisht gjatë një ekzibicioni për shoqërinë e lartë të kohës, Caroline humb ndjenjat dhe rrëzohet. Kujdestari i saj, Dr.Gilligan e dërgoi pas kësaj në disa institute shëndetësore, por pa rezultat. Vajza 9-vjeçare vdiq në duart e anatomistit John Hunter.
Pas vdekjes së saj, doli një version i dytë i origjinës së vajzës. Sipas këtij versioni, ajo nuk ishte siciliane por irlandeze.
Skeleti i Caroline është ruajtur dhe gjendet edhe sot e kësaj dite në Hunterian Museum, në Kolegjin Mbretëror të Surgeons në Angli, bashkë me disa sende të saj personale.
Caroline Crachami, gjithashtu mendohet se ka patur një sindromë të quajtur “bird headed dwarfism”, por komuniteti i mjekëve nuk ka ende konsensus lidhur me diagnozën e saj, sepse edhe autopsia nuk u lejua të kryhej në kohën e vdekjes. Sidoqoftë, ajo mbetet në librin e kurioziteteve mjekësore