E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyrja e seancës, PS: Berisha ka frikë të përballet me opozitën

Partia Socialiste ka reaguar sot për shtyrjen e seancës plenare të Kuvendit duke e cilësuar vendimin si një mënyrë për të mos u përballur me opozitën në Parlament.

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Sajmir Tahiri theksoi se seanca plenare e Kuvendit anulohet për të dytën herë me urdhër të kryeministrit Berisha dhe të kryetares së kuvendit Topalli të cilët sipas tij e kanë marrë peng jo vetëm parlamentin por të gjitha institucionet e vendit.
 

“Parlamenti i marrë peng dhe pengmarrja e institucioneve kushtetuese, është arsyeja për tu bashkuar nesër në orën 2 në protestën e opozitës në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Korçë. Saliu do na ketë përballë në çdo kohë, derisa të dorëzojë 6 gardistët dhe t`i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme” theksoi më tej Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›