Shuhet Pete Postlethwaite

Aktori britanik Pete Postlethwaite ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Ylli i kinemasë, i cili ka luajtur role edhe në filma si ‘Inception’ dhe ‘The Usual Suspects’, vdiq ditën e djeshme në një spital në Shropshire.
Regjisori i famshëm Steven Spielberg e ka konsideruar Postlethwaite si “aktorin më të mirë në botë”.