Elton John mijera paund per lodra

Sër Elton John ka shpenzuar me mijëra stërlina për lodra pajisje të teknologjisë së lartë për djalin e tij, përfshi një djep dhe një karrocë tepër moderne, bëri të ditur në mesditë e përditshmja angleze “The Sun”.
Ylli dërgoi disa nga truprojat e tij që të blinin sende luksoze gjatë ditës për 6-ditorin Zachary. Këngëtari ka pritur në shtëpinë e tij në Los Angelos edhe me dyzina lodrash.
Një tjetër blerëse në dyqanin e fëmijëve deklaroi: “Një grup burrash erdhën këtu dhe praktikisht e boshatisën dyqanin. Disa gjëra ishin paketuar që më parë, kështu që ato duhet të jenë porositur kohë më parë”.
Një mik i familjes zbuloi se 63-vjeçari John dhe partneri i tij 48-vjeçar, David Furnish, po planifikojnë të bëjnë edhe një fëmijë të dytë. “Zachary është djali biologjik i Elton-it. Ata po planifikojnë të bëjnë edhe një të dytë me baba David. Për këtë arsye, sperma e tij ruhet në një laborator”.