Shuhet prof. dr. Abdi Bala, Koçiu: La pas një trashëgimi të vyer në mjekësi

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të prof.dr. Abdi Balës.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Abdi Bala, themeluesit të shërbimit të kirurgjisë vaskulare në Shqipëri dhe një prej figurave më të shquara të mjekësisë”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja Koçiu u shpreh se “një kirurg i jashtëzakonshëm dhe pedagog i përkushtuar, Prof. Bala la pas një trashëgimi të vyer në mjekësi, duke edukuar breza mjekësh dhe duke sjellë risi në fushën e kirurgjisë vaskulare”.
Ministrja e mbyll mesazhin me ngushëllimet e rastit për familjarët dhe të gjithë ata që e njohën, kirurgun dhe mjekun e shquar, Abdi Bala.
/a.f/