Madrid, Çela: Forcim i bashkëpunimit me Italinë në turizëm

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela priti pranë stendës së Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të Turizmit, “Fitur 2025” në Madrid, Spanjë, Alessandra Priante, Drejtoreshë e Agjencisë Italiane të Turizmit.
Në një postim në rrjetet sociale, Çela tha se “gjatë bisedës u dakordësuam mbi forcimin e bashkëpunimit për promovimin e turizmit në të dy vendet tona”.
“Në këtë kuadër presim që në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë Italiane të Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë”, theksoi Çela.
Drejtoresha Priante ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare në këtë sektor. Më herët ajo ka mbajtur detyrën si Drejtoreshë për Evropën e UNWTO, Agjencia e Kombeve të Bashkuara që merret me turizmin në nivel global.
1 nga 3/k.s/