Shulku Ky sezoni me intrigues
Ilir Shulku eshte njeriu kyc i Sektorit te Garave ne Federaten Shqiptare te Futbollit dhe personi pergjegjes per ecurine dhe mbarevajtjen e kampionateve te te gjitha niveleve perfshire Kategorine Superiore Kategorine e Pare dhe ate te Dyte por dhe te Kupes se Shqiperise. Ish-kapiteni trajneri i Partizanit e Bese por dhe nje figure e njohur e Kombetares shqiptare tha per gazeten Albania se sezoni 2010-2011 eshte nje edicion me rivalizues se te meparshmit pasi pervec dy ekipeve kryeqytetase Tirana e Dinamo ne garen per titull jane jo pak por kater skuadrash rrethesh si Flamurtari Skenderbeu Vllaznia dhe Shkumbini. Sipas tij masat e ashpra qe ka marre Komisioni i Disiplines per disa akte dhune dhe rrugacerie ne shkallet e disa stadiumeve ne javet e para u kane dhene nje imazh me te qete ndeshjeve pasardhese.
Shulku jane mbyllur kater javet e para te ketij sezoni. Cilat ishin te vecantat e tyre
Eshte nje gare e hapur dhe me shume rivalitet. Deri tani eshte deshmuar nga te gjitha ekipet se kane synimet e tyre te qarta. Mendoj se te gjitha rezultatet u jane pergjigjur atyre qe skuadrat kane dhene ne fushen e lojes. Shpresoj qe te vazhdoje ne kete rrjedhe.
Kampionati nisi ne nje menyre jo te zakonte ku pas dy javeve te para per tri fusha u vendos qe te luanin pa shikues. Dy te tjerat ishin dukshem me te qeta edhe pse me ndonje ngjarje sporadike dhe te vecuar. Sa kane ndikuar masat e ashpra te FSHF-se
Federata dhe Sektori i Garave jane te vendosura qe ne te gjitha fushat ku do te kete incidente te marrin masat e duhura. Tani masat e marra nga Komisioni i Disiplines jane me te ashpra se sa kane qene me pare. Shpresoj se keto vendime te parandalojne dhe te minimizojne shume fenomene negative qe ndodhin ne futboll.
Kategoria Superiore operon me nje dizenjator gjyqtaresh te perzgjedhur nga vete klubet i cili vendos edhe per gjyqtaret ne takimet perkatese. A duket se kjo skeme funksionon me mire se te meparshmet
Kjo nuk eshte skeme e re thelb pasi dhe sezonin e kaluar ne te gjitha kategorite gjyqtaret nuk caktoheshin me short por nga dizenjatori Plarent Kotherja. E ndryshme kete sezon eshte fakti qe kete vit dizenjatori eshte zgjedhur nga klubet sipas nje kerkese te tyre. Mendoj se eshte ne te njejten rrjedhe me ecurine e kampionatit.
22 Shtator 2010