E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shullazi lëvizte me automjetin e Kuvendit të Shqipërisë

Policia ka konstatuar pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz 240 me targa Tr 2703L, rezultonte pronë e Kuvendit. Bashkë me Shullazin mbrëmjen e së martës u arrestuar edhe Gilmando Dani.

Sipas policisë, Shullazit dhe Dani iu janë sekuestruar dhe çelësat e dy makinave të tjera ku njëra prej tyre rezulton e blinduar. Në polici kishin mbërritur informacione sipas të cilave, Shullazhi ishte i armatosur. Menjëherë, forcat e komisariatit nr 2 të veshur me antiplumb, nisën aksionin e arrestimit.

Në momentin që kanë vënë re praninë e policisë, tre personat janë larguar në këmbë drejt rrugës Stavri Themeli, ku dhe janë ndaluar nga dy makina të patrullës. Gjatë ditës së sotme, Gjykata pritet të japë masën ndaj Shullazit, i cili brenda këtij viti është arrestuar tre herë, teksa ka kryer shtatë vite burg për trafik droge. /Start/

                                                                                             2011-11-10 09:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›