E Diel, 1 Nëntor 2026

Shullazi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për kërcënimin ndaj Bashës

“Të fala kryetarit tënd dhe thuaji të ketë kujdes kur të dalë në verandën e shtëpisë”. Kjo duket se është fjalia kërcënuese që Emiljano Shullazi i drejtoi deputetes së PD, Voltana Ademi, dhe që sipas selisë blu kishte subjekt kryetarin Lulzim Basha.

Tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur Emiljano Shullazin të dëshmojë për çështjen e kërcënimit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe mësohet se marrja në pyetje do të bëhet javën e ardhshme. Hetimet nisën pas denoncimit të Deputetes demokrate Voltana Ademi sipas të cilës Shullazi i kishte thënë: “thuaji kryetarit të mos dalë në verandë”.

Emiljano Shullazi dyshohet se e bëri kërcënimin indirekt ndaj Bashës, kur i doli përpara deputetes Voltana Ademi në një lokal te 21 Dhjetori në kryeqytet. Shullazi bashkë me mikun e tij Gilmando Dani ishin protagonistë të disa ngjarjeve kriminale së fundmi në kryeqytet.

Emiljano Shullazi u plagos në një atentat te Qafa e Kasharit, ndërsa miku i tij, Gilmando Dani është në kërkim për një plagosje të ndodhur pak ditë më parë te ish Parku i Autobusëve në Tiranë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›