E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker humb ndjenjat në aksidentin me motor

Kartagjenë - Mikael Shumaker ka pësuar një aksident më një motor Honda Superbike në Kartagjenë. Jeta e Shumakerit është rrezikuar seriozisht, pasi, pas daljes nga pista me motorin e tij, ai ka fluturuar në ajër duke humbur edhe ndjenjat.

Skuteria mohon që Shumakeri të këtë humbur ndjenjat, por gazeta gjermane Bild ka publikuar disa foto nga inicidenti i 7 herë kampionit të botës.

Në fotot e gazetës gjermane shihet trupi i Shumit i shtrirë për tokë për disa minuta. Më pas ai është transportuar në spital për kontrolle më të hollësishme.

“Mikaeli ka bërë për rreth 20 vjet punën më të rrezikshme në botë dhe do të vazhdojë të ndjekë hobin e tij për të garuar”, deklaron menaxheri i ish-pilotit të Formula 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›