E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio do të presë Torinin në stadiumin “Olimpiko”

Romë - Skuadra e Lacios do të presë Torinon në stadiumin “Olimpiko” për javën e 24-t të Serisë A. Lacio ndodhet në vendin e 11-të të klasifikimit me 31 pikë. Situata e Torinos është më kritike, pasi kjo skuadër rrezikon të bjerë nga kategoria. Torinezët ndodhen në vendin e 18-të me 19 pikë, në të njëjtën kuotë me Kievon.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:00. Më poshtë do të paraqesim formacionet e të dyja ekipeve.

Lazio-Torino (E shtunë, ora 18:00)

LAZIO (4-3-2-1): Muslera; Lichtsteiner, Siviglia, Rozenhal, Radu; Brocchi, Dabo, Matuzalem; Foggia, Pandev; Rocchi.

Në stol: Carrizo, Cribari, Kolarov, Mauri, Faraoni, Manfredini, S.Inzaghi.

Trajner: Delio Rossi.

Të padisponueshëm: Meghni, Del Nero, Ledesma, Diakite, Zarate (I skualifikuar, 1), De Silvestri (I skualifikuar, 1)

TORINO (4-4-1-1): Sereni; Colombo, Natali, Dellafiore, Pisano; Abate, Zanetti, Dzemaili, Diana; Rosina; Ventola.

Në dispozicion: Calderoni, Di Loreto, Rubin, Gasbarroni, Barone, Bianchi, Stellone.

Trajner: Novellino

Të padisponueshëm: Abbruscato, Rivalta, Ogbonna

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›