Shumë e bukur për të qeverisur, përjashtohet nga këshilli komunal
Nina Siakhali Moradi është një 27-vjeçare bukuroshe e cila në zgjedhjet e fundit komunale në qytetin e Qazvin, në veri të Iranit, arriti të mbledhë 10 mijë vota. Por, çudia më e madhe nuk është kjo...! E diplomuar për arkitekturë dhe dizenjatore e web-siteve ajo u penalizma në të drejtën e saj për të u bërë pjesë e këshillit komunal vetëm për shkak se ishte e bukur.
Nina arriti të zinte vendin e 14 nga 163 kandidatë, por ajo nuk mundi të bënte ëndrrën e saj realitet pasi natyra i kishte falur sic duket me tepër bukuri sec duhen në një vend ku ende ekziston diskriminimi me bazë gjinore.
27- vjecarja ishte gati që të niste një karrierë politike pas shkollimit në qytetin e saj të lindjes, por një gjë e tillë nuk u realizua për shkak të hireve të saj, të cila u konsideruan si të ‘tepërta’ për një politikane.
Sic raportojnë mediat vendase edhe gjatë fushatës elektorale kandidatja bukuroshe nuk kishte kaluar pa u vënë re, pasi ajo ishte kritikuar nga një grup besimtarësh ekstremist të cilët kishin manifestuar ‘për pamjen vulgare’ që sipas tyre kishte e reja.
Në fushatën e saj, Nina Siakhali Moradi synonte mbrojtjen e të drejtave të femrave si dhe një përfshirje më të madhe në vendimmarrje dhe aktivitetin politik.
(e.m/BalkanWeb)