E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vdekja prej motorit e7-vjeçarit, arrestohen 3 autorët

Të tjera rreth shkrimit E përplasi motoçikleta, vdes në spital 7-vjeçari DURRËS - Janë arrestuar sot në mbrëmje 3 vetë për vdekjen e fëmijës 7-vjeçar me inicialet E.Z. nga Vushtria e Kosovës dje tek Ura e Dajlanit në zonën e plazhit në Durrës.

Sipas policisë janë ndaluar: Arlind Liceni, 26 vjeç dhe Gersi Shopi, 25 vjeç. Është arrestuar edhe Sokol Sanxhaktari, 27 vjeç.

Të tre shtetasit janë me origjinë nga Elbasani dhe u kapën në Elbasan.

Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe e motoristëve. 

Vogëlushi 7 -vjeçar kishte ardhur bashkë më familjen për pushime në qytetin bregdetar, ndërsa në momentin e aksidentit ai ndodhej i vetëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›