Shuplakat e Ferdinand, falen nga UEFA

Rio Ferdinand nuk do të dënohet nga UEFA pas duartrokitjeve ironizuese që i dha gjyqtarit turk Gunayt Cakir. UEFA ka rishikuar të gjitha inçizimet dhe nuk ka gjetur material për të dënuar Ferdinand.
Suspendimi i tij dukej më se i sigurtë por se UEFA ka njoftuar sot se nuk ka bazë për ta dënuar. Ende nuk është vendosur nëse do të ndëshkohet kartoni i kuq i Nanit./Indeksonline/