E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli brazilian: Po, e vrava gruan dhe i'a hedha qenit

Krimi makabër i portierit brazilian, Bruno ka lënë të shtangur të gjithë në Brazil.

Njëri nga portierët më të mirë viteve të fundit në Brazil, ish portieri i Flamengos, Bruno e ka pranuar në gjyq se e ka vrarë, masakruar gruan e tij, ndërsa në fund i'a ka hedhur qenit të tij të hajë mishin e saj.

Portieri shumë i kërkuar nga Milani, ka bërë këto pohime të tmerrshme në sallën e gjyqit, ku akuzohet se ka vrarë ish-modelen Eliza Samudio, për të shmangur pagesat për fëmijën e jashtëligjshëm që kishte me të.

Me kaq përfundon edhe karriera e Brunos ndërsa burgu është "shtëpija" e radhës për të./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›