E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shushicë, Llatja: Investimi për mbrojtjen e banorëve nga përmbytjet

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Në Shushicë të Elbasanit ka nisur një investim i rëndësishëm për ndërtimin e murit mbrojtës dhe tombinove që mbrojnë banorët nga përmbytjet dhe sigurojnë kalimin e lirë për të gjithë.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, inspektuan sot nga afër punimet në këtë zonë, ku zbatimi i projektit po ecën me ritme të përshpejtuara.

Llatja ndau në rrjete sociale momente nga puna që po zhvillohet aty, teksa shkroi se, “ky projekt është një hap tjetër drejt përmirësimit të jetës së përditshme për këtë komunitet”.

“Bashkë me një sërë projektesh të tjera që po ndërmarrim, tregojmë se kur investojmë në sigurinë dhe zhvillimin, investojmë në të ardhmen e çdo qytetari”, tha ai.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›