Shutanovac: Janë forcuar patrullimet e ushtrisë serbe
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, ka deklaruar sot se “pas përpjekjeve të Prishtinës për të marrë pikat kufitare me Serbinë, në pajtim me Marrëveshjen e Kumanovës 1990, janë forcuar patrullimet e ushtrisë dhe policisë së Serbisë”.
Shutanovac, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, ka thënë se patrullimet janë forcuar me qëllim që të pengohen kalimet nga njëra anë në tjetrën të kufirit, por edhe për krijimin e ambientit të konfliktit.