Cvetkoviç: Prishtina provokoi Serbinë

Autoritetet në Beograd kanë akuzuar Prishtinën dhe praninë ndërkombëtare në Kosovë, duke i fajësuar ato për incidentet në veri.
Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç u tha ligjvënësve se "qëllimi ishte krijimi i incidenteve dhe provokimi i Serbisë".
Udhëheqësit e lartë serbë kanë marrë pjesë në një seancë urgjente parlamentare, të thirrur pas bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve në veri të Kosovës.
Ata kanë krijuar post-blloqe për të parandaluar siç thuhet, autoritetet e Kosovës nga marrja e kontrollit të kufijve në veri.
Serbia ka kundershtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në vendkalimet 1 dhe 31, duke i ka konsideruar si të paligjshme.