E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ti bëjmë adoleshentët më të përgjegjshëm ?

anxhela-pezaAnxhela Peza

Adoleshenca është përkufizuar si një etapë e zhvillimit social, emocional dhe intelektual që e zhvendos të riun drejt të rriturit. Është një periudhë rritjeje midis fëmijërisë dhe moshës së rritur. Çdo prind vështirësitë më të mëdha me fëmijën i has nga mosha 12 vjeç e deri tek të 18 tat. Ndryshe nga fëmijët adoleshentët janë më të prirur për të qëndruar vetëm në dhomën e tyre. Nuk i kanë më qef përkëdheljet e vazhdueshme nga prindërit, qëndrimi me to për orë të gjata. Në këtë moshë atyre u pëlqejnë

shumë  filozofitë  për jetën. Kontrasti midis të mirës dhe të keqes. Kërkojnë jo vetëm që çdo vendim ta marrin vetë pa ndihmën e prindërve, por nëse ata janë të prekur apo të lënduar nga diçka e tanishme, ose një zemërim i akumuluar qysh në fëmijërinë e tyre marrin  masa ndëshkuese kundrejt familjarëve. Ndaj dhe kryejnë veprime të pandërgjegjshme. Prindërit duhet të punojnë me përgjegjshmërinë e fëmijës që në vegjëli. P.sh ndihmesa në shtrimin e tavolinës, me rregullimin e lodrave dhe shpërblimi i mirë me ëmbëlsira, shëtitje apo diçkaje në preferencë të fëmijës. Kjo jep rezultate kur ata të bëhen adoleshentë dhe të rritur më

pas. Një faktor negativ për adoleshencën është vetë shoqëria jonë që i përdor si kareme për korrupsione, për hapjet e shumta të kazinove, po i detyron ata të emigrojnë jashtë shtetit meqënëse nuk i jep mundësinë për asnjë mjedis social ku ata mund të bëjnë aktivitete sportive, të stërviten, njohjen dhe respektimin me të tjetrë. Kështu mund të qëndrojnë larg veseve, dhunës dhe të motivohen për një të ardhme të shëndetshme. Prindërit ti angazhojnë me punë gjatë periudhës së pushimeve të verës. Siç janë shpërndarja e broshurave, puna si kamarjer në një bar të vogël, shitja e librave apo diçkaje e cila përshtatet me karakterin e fëmijës. Këtu ata edukohen jo vetem me punën , por edhe me shpërblimin pozitiv që vjen si rrjedhojë e një mundimi. Për ata adoleshentë të moshës 12 15 vjeç, vlejnë dhe punët e shtëpisë, ndihmesa në bisnezin e familjes. Shpërblimi monetar

është absolutisht i mirë, dhe  ka goxha vlerë për jetën, por edhe

shpërblimet me anë të gjërave materiale si laptopi, fustanet, ndeshjet ne stadium, librat, realizimi i dëshirave, shpërblimi me pushimet verore në plazh, në mal apo tjetër vend kanë rëndësinë e tyre. Puna jep përgjegjshmëri është një proçes fiziko mendor që vë në lëvizje muskujt trupor, imagjinatën dhe fantazinë. Kjo rrit pjekurinë e adoleshentit, i edukon punën, shpërblimin pozitiv dhe menaxhimin e lodhjes në avantazhin personal. Diçka interesante mund të jetë dhe puna vullnetare nëpër shoqata ku ata provojnë veten sa të aftë janë për komunitetin, sa dinë, cilat janë

pikat e tyre më të forta në bashkëpunim me individë të tjerë nga forma më të ndryshme.

 

 

 

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›