E Diel, 1 Nëntor 2026

Si do ndahen tapitë për 424 pallate pa leje shfrytëzimi

Udhëzimi për objektet që skanë shkuar në Hipotekë.

Publikohen procedurat e regjistrimit në Hipotekë për të gjitha objektet që janë ngritur me leje ndërtimi, por nuk figurojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Procesi do të nisë brenda 30 ditëve. Gazeta zbardh të plotë hapat që do të ndiqen për dy kategoritë e objekteve, përkatësisht ato që janë pajisur me lejen e shfrytëzimit dhe ato që, pavarësisht kërkesës së bërë, nuk e kanë marrë këtë leje. Sipas udhëzimit, do të regjistrohen objektet për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi edhe pse është paraqitur kërkesë nga subjekti i interesuar pranë zyrës apo seksionit të urbanistikës të organit të qeverisjes vendore. Po kështu, do të jenë pjesë e këtij procesi objektet për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi dhe nuk është paraqitur kërkesë për leje shfrytëzimi nga subjekti i interesuar pranë zyrës apo seksionit të urbanistikës të organit të qeverisjes vendore. Do të regjistrohen objektet për të cilat është lëshuar leje shfrytëzimi, por kjo e fundit nuk rezulton të jetë përcjellë për regjistrim pranë ZRPP-së dhe objektet për të cilat është lëshuar leje shfrytëzimi, dhe kjo e fundit është përcjellë për regjistrim pranë ZRPP-së, thuhet në udhëzim. Subjekte të interesuara në kuptim të dispozitave të këtij udhëzimi, janë të gjithë personat fizikë apo juridikë të përcaktuar si investitorë në lejen e ndërtimit, personat fizikë apo juridikë, të cilët paraqesin një akt noterial të lidhur ndërmjet tij në cilësinë e porositësit dhe subjektit të përcaktuar si investitor në lejen e ndërtimit. Personi fizik apo juridik, në pronësi të të cilit figuron i regjistruar trualli, i cili përbën sheshin e ndërtimit mbi të cilin është ngritur objekti me leje ndërtimi, thuhet në udhëzim.
Objektet pa leje shfrytëzimi
Në rastet kur Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës konstaton se për objektet për të cilat janë lëshuar leje ndërtimi, janë paraqitur kërkesa për lëshimin e lejeve të shfrytëzimit dhe këto të fundit nuk rezultojnë të jenë lëshuar, do të procedohet sipas problematikës që vërehet. Kur konstatohet se kërkesa për leje shfrytëzimi nuk është trajtuar për mungesë të dokumentacionit që vërteton kryerjen e pagesave të taksave apo tatimeve për objektin, Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës vijon procedurat e lëshimit të lejes së shfrytëzimit brenda 30 ditëve, thuhet në udhëzim. Sipas tij, kur konstatohet se kërkesa për leje shfrytëzimi nuk është trajtuar për shkak të shkeljeve të kondicioneve të lejes së ndërtimit dhe dosja nuk është përcjellë pranë ALUIZNI-t, e përcjell atë pranë këtij institucioni duke njoftuar subjektet e interesuara. ALUIZNI, kur konstaton se objekti është vetëdeklaruar brenda afateve ligjore dhe disponon aktin e vetëdeklarimit, procedon në përputhje me ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, të ndryshuar. Në të gjitha rastet kur objektet nuk janë vetëdeklaruar në afat, ALUIZNI mban detyrimin tia kthejë pa veprim dosjet përkatëse brenda 5 (pesë) ditëve Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, duke njoftuar dhe subjektet e interesuara.

30 dite
nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi është koha e lënë në dispozicion për nisjen e procesit të procedurave të regjistrimit.

5 dite
është koha për të gjitha rastet kur objektet nuk janë vetëdeklaruar në afat, ALUIZNI mban detyrimin tia kthejë pa veprim dosjet Drejtorisë së Urbanistikës

3000 familje
pritet të pajisen shumë shpejt me hipotekat e apartamenteve që ata zotërojnë. Dosjet tashmë kanë kaluar në Ministrinë e Drejtësisë.

Regjistrimi i objekteve që kanë leje shfrytëzimi
Në rastet kur Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës konstaton se për objektet e ndërtuara me leje ndërtimi janë lëshuar lejet e shfrytëzimit, brenda 5 ditëve nga ky konstatim, informon Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kjo e fundit, Zyra, brenda 30 ditëve nga data e administrimit të lejeve të shfrytëzimit dhe të lejes së sheshit të ndërtimit, verifikon nëse objektet për të cilat janë lëshuar leje shfrytëzimi janë të regjistruara. Kur konstaton se objekti për të cilin është lëshuar leja e shfrytëzimit nuk është regjistruar, i kërkon Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës përcjelljen e dokumentacionit të parashikuar. ZRPP, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e administrimit të këtij dokumentacioni, vijon procedurat për regjistrimin e objektit sipas parashikimeve të bëra.

Dokumentacioni
Sipas udhëzimit, në të gjitha rastet e mosparaqitjes së dokumentacionit të nevojshëm nga investitori për lëshimin e lejes së shfrytëzimit për objektet, për të cilat janë lëshuar lejet e ndërtimit, Drejtoria e Urbanistikës, brenda 5  ditëve nga kalimi i afatit, njofton organet e Tatim-Taksave për detyrimin financiar që këto subjekte i detyrohen shtetit me qëllim përmbushjen e tyre sipas parashikimeve ligjore.

Bashkia 690 leje ndërtimi në 8 vjet
Më shumë u dhanë në vitin 2004, më pak më 2007
Në total, nga viti 2001 deri në vitin 2009, Bashkia e Tiranës ka lëshuar 680 leje ndërtimi. Prej tyre 256 janë të rregullta, ndërsa 424 të tjera janë me probleme. Në tabelën bashkangjitur shkrimit lejet janë të ndara në disa kategori. Kështu, janë pajisur me leje shfrytëzimi 256 subjekte. Kjo do të thotë që subjekti ka përfunduar të gjithë procedurën ligjore në Bashki dhe dosja i është deleguar ZRPP-së për hipotekim. Në proces shqyrtimi janë 41 objekte, çka do të thotë që subjekti është në proces ndërtimi apo në fazën përfundimtare dhe nuk janë përfunduar të gjitha aktet e kontrollit. Në këtë hark kohor është bërë ndërprerja e procedurave për 43 objekte. Bëhet fjalë për rastet kur subjekti nuk është interesuar për të vazhduar procedurat, aktet e kontrollit për t’u pajisur me lejen e shfrytëzimit për arsye të ndryshme. Subjekti mund të jetë larguar nga vendi apo mund të ketë falimentuar. Në proces legalizimi janë 61 objekte, çka do të thotë që subjekti ka aplikuar pranë agjencisë së ALUIZNI-it me shpresë që procedura do të zgjasë më pak dhe për të legalizuar shtesat e kateve që mund të jenë realizuar”. Nuk kanë aplikuar për leje shfrytëzimi 279 subjekte. Ato në këtë rast kanë marrë lejen e ndërtimit në Bashki, por nuk kanë aplikuar për leje shfrytëzimi. Vitet me numrin më të lartë të lejeve të ndërimit janë vitet (2003-2004) ku janë miratuar 203 leje ndërtimi. Prej tyre janë pajisur me leje shfrytëzimi: 106 aplikime. Në vitin 2005 janë miratuar 120 leje ndërtimi, prej të cilave janë pajisur me leje shfrytëzimi 47 aplikime. Pas vitit 2006 vihet re një rënie e lejeve të ndërtimit. Këtë vit janë miratuar 56 leje ndërtimi, prej të cilave anë pajisur me leje shfrytëzimi 14 aplikime. Viti 2007 shënon numrin më të ulët të lejeve të dhëna. Janë miratuar 5 leje ndërtimi, prej të cilave është pajisur me leje shfrytëzimi vetëm një aplikim. Në vitin 2008 janë miratuar 89 leje ndërtimi, ndërsa na vitin 2009, 25 leje ndërtimi.

UDHEZIMI PER ROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË OBJEKTEVE, TË NDËRTUARA ME LEJE NDËRTIMI TË PRAPAMBETURA NË BASHKINË E TIRANËS, NË ZYRËN E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Të gjitha objektet e ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit në njësinë vendore, Tiranë, të lëshuara në zbatim të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, apo të ligjitnr.7693, datë 6.4.1993 “Për urbanistikën” (i shfuqizuar), të cilat nuk figurojnë të regjistruara në regjistrat e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas aneksit bashkëlidhur këtij udhëzimi,do të regjistrohen sipas procedurave të përcaktuara në kë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›