Topalli Shoqeria civile rol te rendesishem per integrimin e Shqiperise ne BE
Kuvendi i Shqipërisë në kujdesin e veçantë të Kryetares Jozefina Topalli hapi sot dyert për mbajtjen e Forumit të 5, të Organizatave Joqeveritare të grave të Ballkanit Perëndimor. Në këtë aktivitet merrnin pjesë afro 150 përfaqësuese të Ojf-ve nga vende të Ballkanit Perëndimor, si dhe ambasadorë të BE në vendin tonë.
Në fjalën e saj, Kryeparlamentarja e cilësoi të rëndësishëm rolin e shoqërisë civile për integrimin e Shqipërisë në BE.
"Të gjithë bashkë, sot, duam të riafirmojmë se procesi i Integrimit Evropian, është projekti politik qendror që kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të mundësive për të gjitha vendet tona që synojnë për t’u bashkuar me Evropën", deklaroi Topalli.
Duke u ndalur në një vjetorin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, Topalli tha se "kjo nuk ishte vetëm një ëndërr e lirisë. Heqja e vizave, realisht, ka ndihmuar në rritjen e bashkëpunimit me vendet e tjera të Evropës. Ka rritur oportunitetet. Heqja e vizave është hapi më i rëndësishëm drejt BE dhe bashkimit me Evropën".
Më tej, kryetarja e Kuvendit vuri në dukje se "sot, më shumë se kurrë, Shqipëria kërkon që çdo forcë politike t’i përgjigjet me vepra dhe me votë aspiratave kombëtare, drejt integrimit". Topalli deklaroi se "sot, pa humbur më kohë, kur bashkëpunimi është detyrë jo zgjedhje, të gjithë bashkë duhet të plotësojmë kushtet e Brukselit pas interesi i qytetarëve qëndron më lartë se çdo interes tjetër. Ne duam të bashkojmë përpjekjet tona me çdo forcë politike".
Ndërsa Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i cili ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në Shqipëri nënvizoi se "motoja e çdo qytetari shqiptar duhet të jetë "Integrimi i Shqipërisë në familjen Europiane".