Si do ti shpenzojmë lekët?

01/02/10 02:30
Si do ti shpenzojmë lekët? Kjo është tema që diskutohet mes banorëve në rast se fitojnë cmimin e madh. Erioni tregon se një pjesë të mirë të tyre do ti investojë në sport. Hakiu thotë se dhjetë mijë euro do i japë si donacion për banorët e Skodrës të cilët pësuan dëme gjatë përmbytjes. Po këtë gjë thotë edhe Jetmiri i cili tregon se e shkruar tek formulari përpara se të hynte në Big Brother, ndërsa pjesën tjetër do ti investojë për shkollën. Graciela shprehet se fillimisht do të shlyejë kredinë në bankë dhe pjesën tjetër do ta përdorë për të paguar një ndërhyrje kirurgjikale për babanë e saj, gjë që ia ka premtuar të ëmës se do përpiqet ta realizojë. Jetmiri, pasi dëgjon këto fjalë thotë se do përpiqet ta ndihmojë Gracielën nëse e fiton cmimin dhe po këtë mendim ndan edhe Seldi. Bertina shprehet se do ti bëjë fillimisht një dhuratë mamasë së saj e pjesën tjetër do ta investojë për të ardhmen, si përshembull të bëjë një master. Seldi shprehet se nuk i pëlqen të bisedojë për këtë cështje, por thotë se një pjesë të mirë do ta investijë tek vetja. Sipas tij, të gjithë banorët kanë arsye të forta për ti marrë ato para` pasi të gjithë kanë halle dhe probleme për të zgjidhur.