E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmojnë Gjimin

01/02/10 00:45

Djemtë shpesh herë tallen me historitë që tregon Gjimi, qofshin këto dhe histori nga jeta e tij. Sërish këtë mbrëmje ata e vënë atë në qendër të këtyre lojërave. Është Seldi i pari që fillon të tregojë një histori sikur të ishte Gjimi duke u ndihmuar në trillimin e historisë he nga të tjerët. Gjimi i dëgjon dhe nuk reagon ndryshe përvecse qesh. Më pas, kur këto lojëra mbarojnë dhe Gjimi largohet nga të tjerët, djemtë fillojnë të flasin për tipin e tij. Ata thonë se shumë histori nga jeta e Gjimit nuk përputhen me njera-tjetrën. Ata thonë se ai ndërron versionet e vendeve ku ka banuar, sikur të dëshironte të gjente përkrahjen e banorëve të këtyre qyteteve për votat. Hakiu vazhdon të dyshojë se Gjimi mund të jetë nga Kosova. Siaps djemve, ai është mashtrues. Seldi propozon që ti bëjnë ndonjë lojë atij. Eduardi di që hobi i Gjimit është përgjimi dhe kjo i vë djemtë në lëvizje për të gjetur një mënyrë se si ta bëjnë kurioz. Erioni propozon që sa herë të afrohet, ata të ndërrojnë bisedë dhe kështu atij ka për ti ikur mendja. Djamtë vazhdojnë të mendojnë për lojëra kundrejt Gjimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›