Si duhet të duket një muze i përkryer

Për dikë janë vende të preferuara, e për dikë tjetër vende që duhen anashkaluar, por sido që të jetë muzetë janë hapësira që bashkojnë të kaluarën me të ardhmen. Sot ekzistojnë mijëra muze të cilët ndryshojnë për nga tematika; pra, duke filluar nga muzetë e verës, përmes muzeve të artit, e deri tek muzetë zoologjikë.
Hulumtimet kanë treguar se secili vizitor kalon mesatarisht nga 11 sekonda para ndonjë eksponati muzeor. Për shembull, Muzeu Historik i Gjermanisë përmban më shumë se 700,000 eksponate, gjë që nënkupton se në këtë muze një vizitor do të duhej t’i kalonte afro 2139 orë. Meqenëse kjo është paksa gjatë, ekzistojnë edhe disa kritere të caktuara se si do të duhej të dukej një muze modern. Çfarë mund të presin vizitorët nga një muze i tillë? Gjegjësisht, përse do të duhej që atë ta vizitojmë përsëri?
"vetë muzetë bartin përgjegjësinë për mungesën e vizitave. Janë pikërisht ata që njerëzve, e në veçanti të rinjve, duhet t’iu ofrojnë fakte, e jo një thellësi të mërzitshme dhe të tejzgjatur”, sqaron Beate Schreiber, historiane dhe kritike e mediave. Schreiber punon në agjencinë e saj Facts & Files, e cila merret me organizim dhe oferta, por edhe me këshillëdhënie e hulumtime që kanë të bëjnë me çështjen e përmbajtjeve historike.
Gjithashtu, ajo ishte pjesëmarrëse edhe në organizimin e ekspozitës ndërkombëtare udhëtuese për faraonin egjiptian Tutankamon.
"Muzetë modernë do të duhej të jenë vendtakime publike, assesi jo ente arsimore. Ekspozitat e sotme do të duhej të kenë një rol ndërmjetësimi, por jo edhe atë të formimit të mendimeve”, shprehet Schreiber.
Nga ana tjetër, Anja Hoffmann është kryetare e Shoqatës së Pedagogëve Muzeorë të Gjermanisë. Ajo merret me interesimet dhe nevojat e vizitorëve, kështu që shpreson në arritjen e një bashkëpunimi të ndërsjellë ndërmjet historianëve, kuratorëve dhe pedagogëve muzeorë.
"Fatkeqësisht, ky bashkëpunim shpesh mungon në praktikë. Kuratori i muzeut jep një propozim, përderisa ekspozuesi duhet që të përkujdeset vetë për idetë estetike. Ne, si pedagogë, pastaj mundohemi që sa më shumë t’i interesojmë njerëzit. Mirëpo, duhet ditur se kuptimi qenësor i pedagogut muzeor është që vizitorëve t’iu japë njëlloj ‘orientimi’. Detyrë e jona kryesore është që të krijojmë një komunikim të mirë, në mënyrë që objektet dhe porositë e tyre të arrijnë deri te vizitorët”, thotë Hoffmann.

Si duhet të duket një muze modern?
Profesori i Artit Modern në Universitetin e Bonn’it, Joachim Scholtyseck, thotë se me termin “modern” nënkupton që një ekspozitë duhet të jetë plotësisht kompatibile me njohuritë më të reja shkencore.
"Duhet të sigurohet një shfaqje objektive dhe e vërtetë, si dhe një paraqitje e rrëfimit nga më shumë perspektiva. Mandej, vizitorët gjithsesi do të duhej të kenë të drejtë që të bëjnë edhe ndonjë fotografim”, thekson ai.
Ekspertja mediale nga Instituti Rheingold, në Köln, Judith Behmer, konsideron se një muze modern do të duhej të ketë një pamje “multimediale”, dhe në kuadër të vetin të kenë një kafeteri për relaksim, një dyqan të katalogëve dhe suvenirëve muzeorë, si dhe ciceronët informativë dhe zbavitës.
"Një ekspozitë e mirë do të duhej që të më shtynte që jetën e përditshme ta shikojë me një sy krejt tjetër; pra, duke krahasuar atë se si është jetuar dikur me të sotmen. Një udhëtim të pazakontë nëpër muze vizitori mund ta përjetojë nëse atë e lidhë me përvojat dhe shprehitë e tij personale”, përfundon Behmer.
Muzetë e preferuara të ekspertëve
Ndryshe, muzeu i preferuar gjerman i Beata Schreiber është Muzeu Çifut në Berlin, përderisa kritikja e mediave, Judith Behmer, rëndësi më të madhe i jep Muzeut Historik në Berlin, dhe Shtëpisë së Historisë, në Bonn.
Nga ana tjetër, Anja Hoffmann përpos muzeve të mëdhenj sugjeron që të vizitohen edhe muzetë e vegjël lokalë.
"Unë jam një adhuruese e madhe e muzeve të qyteteve, të cilët gjithashtu posedojnë vepra të vlefshme që e meritojnë të shikohen. Veç kësaj, njerëzit atje mund të mësojnë diçka edhe për vetveten dhe për rrethin e tyre, por edhe diçka më shumë për historinë dhe të ardhmen”, shprehet ajo.