Si e bënë këtë? Një martesë e pabesueshme (FOTO)
Bob Ewing është një njeri i pasionuar pas alpinizmit. Aq shumë, sa vendosi që ceremoninë e martesës ta bëjë pikërisht majë një shkëmbi në Seneca Rocks në Virxhinia.
Gruaja e tij dhe njerëzit e pakët të afërt që i ndoqën, ju desh një punë e madhe për tu ngjitur deri sipër, duke qenë se bëhet fjalë për një lartësi rreth 1000 metra.
Pas ceremonisë të veçantë të martesës, fotot e çiftit të ri janë bërë hit në internet dhe tashmë janë parë nga rreth 500 mijë njerëz.





