Si e shikon opozita “Buxhetin 2024”? Bozdo: Më mediokëri i kësaj qeverie

“Buxheti i vitit 2024” ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus mbrëmjen e kësaj të hëne, ku të ftuar ishin ekspertë të ekonomisë dhe financave.
I ftuar në studio anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, e cilësoi buxhetin e 2024-s si më të dobëtin e qeverisë socialiste.
Sipas tij socialistët edhe pse kanë dalë surplus në buxhet, sërish nuk e kanë orientuar atë drejt familjeve në nevojë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e shikon opozita këtë projektbuxhet?
Bozdo: Ka dy lloj trajtimesh, politik se si mazhoranca tenton të marrë “maksimumin” që të kalojë seancën më të rëndësishme të vitit dhe këndvështrimi tekniko politik i tekniko politikave. Personalisht mendoj se është një nga buxhetet më mediokër të kësaj qeverie.
Borakaj: Pse?
Bozdo: Edhe për faktin se qeveria shqiptare në dy vitet e fundit vetëm për shkak të inflacionit të lartë, akcizat mbi çmimet e rritura ka fituar midis 500 milionë eurove dhe 700 milionë eurove plus, që opozita me të drejtë ka kërkuar tu ndahen shtresave në nevojë. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur, ka patur disa paketa shumë anemike. /Vizionplus.tv/