E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zusi: Eksportuesit po kontraktojnë zyra ligjore për të hedhur shtetin në gjyq

Situata e biznesit në Shqipëri dhe buxheti i vitit 2024, ishin temat e diskutimit në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Për Kryetarin e Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, qeveria e ka lënë jashtë dore biznesin e madh.

Lexo edhe: https://www.vizionplus.tv/sejko-se-shpejti-nen-hetim-deklarata-bombe-ne-quo-vadis-cfare-pritet-te-ndodhe-ne-vijim/

Sipas tij mosndërhyrja në tregun e këmbimit valuator nga ana e shtetit ka sjellë një goditeje të madhe për biznesin.

Ai theksoi se eksportuesit janë duke kontraktuar zyra ligjore për të hedhur në gjyq shtetin.

Lexo edhe: https://www.vizionplus.tv/buxheti-2024-zusi-ne-quo-vadis-do-te-sjelle-mosbindje-fiskale/

“Të gjithë eksportuesit po shohin të kotraktojnë zyra juridike për të hapur procese gjyqësore. Të gjithë po kërkojnë të marrin dëmshpërblim”, u shpreh Zusi.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›