E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si lëshon Fergusoni këto raste

Sir Alex Ferguson dhe Manchester United nuk e kanë falur barazimin e Manchester Cityt me Everton duke arritur fitore me Reading.

Ndeshje të tillë ka një kohë që Premierliga nuk ka patur, pasi që plot 7 gola janë shënuar vetëm në pjesën e parë.

Robson Kanu realizoi për Reading në minutën e 8. Anderson barazoi pas pesë minutash. Rooney rikthen epërsinë në minutën e 16 nga penalltia. Le Fondre barazoi në minutën e 19 për 2 me 2. Morrison shënon për epërsinë 3 me 1 në minutën e 23. Pas shtatë minutash Rooney barazoi në 3 me 3. Për 4 me 3 realizoi Van Persie në minutën e 34.

Gola më në këtë ndeshje nuk pati ndërsa United është lider i Premierligës me 3 pikë më shumë se City./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›