E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ndahen mandatet për Këshillin Bashkiak në Tiranë/ Emrat “VIP” që kanë fituar, siguron një mandat “Nisma Thurje” dhe “Lëvizja Bashkë”

Si ndahen mandatet për Këshillin Bashkiak në Tiranë/ Emrat

Në KZAZ-të në Tiranë ka nisur numërimi i votave për këshillin bashkiak, ndërkohë Erion Veliaj vijon të kryesojë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me një diferencë prej 45 mijë votash .

Deri më tani, sipas të dhënave të para të KQZ-së, janë numëruar 4 kuti nga 941 dhe PS ka siguruar 35 mandate në Këshillin bashkiak. Ndërkohë, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 17 mandate dhe PD zyrtare merr 4 këshilltarë.

Emrat e këshilltarëve fitues deri tani:

Nga Partia Socialiste: Romina Kuko, Aldrin Dalipi, Megi Fino, Endri Fuga, Gaz Paja, Joleza Koka etj.

Nga koalicioni BF: Ilir Alimehmeti, Silva Caka, Tedi Blushi, Beti Njuma etj.

Nga Partia Demokratike: Enriketa Pandeljmoni, Gentjan Muça, Irisi Beleraj, Ervin Dushku, Mirelinda Çollaku.

Nga Nisma Thurje: Endrit Shabani.

Nga PDIU: Alda Hasni.

Nga PSD: Bruno Çela, Irini Goga, Krenar Canollari.

Nga Lëvizja Bashkë: Mirela Ruko.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›