Sali Berisha nuk duket fare në Selinë Blu, as Ilir Meta s'ka bërë asnjë reagim: Si janë “fshehur” liderët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Eshtë mesditë dhe lideri i koalicionit Bashkë Fitojmë Sali Berisha nuk është dukur akoma në selinë blu.
Hera e fundit e daljes publike të tij ka qenë mesnatën e mbrëmshme kur deklaroi se PD nuk do të njohë rezultatin në Kamëz dhe pas kësaj nuk është dukur në seli.
Madje selia e PD është shkretëtirë nuk ka asnjë njerëz që të ndjekin procesin apo të marrin të dhënat.
Situata është absurde ndërkohë që Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka humbur në mënyrën më të turpshme që ka pasur në ndonjë zgjedhje, vetëm me 5 bashki të konfirmuara deri tani në Mirditë, në Memaliaj, në Pukë, në Himarë, duke humbur dhe ato që i kishte më parë si Bashkinë e Devollit. Një dorëzim i tillë pa kushte e ka mbyllur doktorin në shtëpi nga ku ndjek situatën.
Në fakt, asnjë dalje publike as nga Meta. Asnjë thirrje për komisionerë e numërues e mbi të gjitha asnjë status në rrjetet sociale.
Duket se drejtuesit e Koalicionit Bashkë Fitojmë janë dorëzuar, ndërkohë që shohin se po shembet para syve të tyre dhe një prej bastioneve historike siç është Shkodra
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
