Si ndodhi ngjarja në Elbasan, i riu po i vendoste tritol makinën, lënda plasëse i shpërtheu para kohe në duar

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një i ri humbi jetën.
Një 24-vjeçar ndërroi jetë, pasi i shpërtheu në duar lëndë plasëse, në momentin që ishte duke e vendosur në një makinë.
Ai mori plagë të shumta dhe si pasojë ndërroi jetë në spital.
“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia. /vizionplus.tv