Zbulohet shënjestra e atentatit në Elbasan, kujt po i vendoste tritol i riu që humbi jetën

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku humbi jetën një 24-vjeçar.
Mësohet se shënjestra e atentatit me eksploziv që i mori jetën të riut ishte shtetasi Renato Çepa.
Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.
I riu ishte duke vendosur tritol në automjetin e Çepës, kur lënda plasëse i shpërtheu në duar. Ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. /vizionplus.tv