E Diel, 1 Nëntor 2026

Si po i përballojnë kafshët e Kopshtit Zoologjik temperaturat e larta të Tiranës

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Jo vetëm njerëzit po përballen me temperaturat e larta të kësaj vere. Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, termometri këto ditë ka kaluar 40°C, duke sjellë kushte të vështira edhe për kafshët.

Objektivi i ATSH-së ka vëzhguar nga afër hapësirat ku qëndrojnë kafshët dhe mënyrën se si ato përballojnë ditët e nxehta. Në fotografi shfaqen tigri, struci, lama dhe kafshë të tjera, në ambiente të ndryshme, disa të ekspozuara ndaj diellit dhe të tjera në zona me hije.

Temperaturat ekstreme e bëjnë veçanërisht të rëndësishëm aksesin në ujë, hijen dhe mundësinë për t’u freskuar. Për kafshët që jetojnë në ambiente të kufizuara, këto kushte kanë rëndësi të drejtpërdrejtë në përballimin e vapës.

Fotot nuk tregojnë thjesht një ditë të nxehtë në kopshtin zoologjik. Ato sjellin një vëzhgim mbi mënyrën se si kafshët përballen me një verë me temperatura shumë mbi normalen dhe mbi nevojën që kushtet e qëndrimit të përshtaten sa më shumë me kërkesat e secilës specie.

Në ditë të tilla, mirëqenia e kafshëve mbetet një çështje që kërkon vëmendje të veçantë, pasi ato nuk mund të zgjedhin vetë kushtet në të cilat do të kalojnë orët më të nxehta të ditës.

Kopeshti zoologjik. Fotot nga Andrin Hoxha 1 nga 12

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›