Si pritet lajmi i arrestimit te Mladiqit ne Hollande

Arrestimi i te dyshuarit per kriminel lufte serbo-boshnjakut Ratko Mlladiq u pershendet ne mbare Evropen. Por ne Holande ky lajm u prit me ndjenja te perziera. Arsyeja eshte se trupat e OKB-se qe nuk ndermorren asgje kunder masakres se Srebrenices drejtoheshin prej komandanteve holandeze.
Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh i lehtesuar nga lajmi se Ratko Mlladiq eshte arrestuar Ky eshte nje lajm i mire. Si per te afermit e viktimave ne ish-Jugosllavi ne Srebrenica ashtu edhe per ushtaret holandeze qe asokohe kryenin sherbimin. Per ta ky eshte nje moment i vecante.
Rutte i referohet traumes se Srebrenices
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mark Rutte kryeminister i Hollandes
Ne korrik 1995 ushtaroumlt helmetkalter holandeze nuk nderhyne kur trupat serbe ekzekutuan mbi 7.000 djem e burra. Holandezet trupa Dutchbat asokohe duhej te mbronte qytetin e rrethuar boshnjak te Srebrenices. Arne Muumllder asokohe ushtar helmetkalter kujton Me e tmerrshmja ishte pafuqia. Ti ndodhesh me armen tende aty dhe nuk mund te besh asgje. Ne gjithmone e kemi pare friken e refugjateve boshnjake. Ne prisnim ndihme por kjo ndihme nuk erdhi. Ne ishim shume pak.
Trupa e OKB-se nen komandantin holandez Karremans nuk ndermorri asgje. Pasoja ishte masakra e Srebrenices. Lajmi per arrestimin e Mlladiqit si rrjedhoje u prit ne Holande me ndjenja te dyzuara. Arne Muumllders eshte sot deputet i partise liberale Jane ndjenja indinjate dhe hidherimi por edhe lehtesimi qe Mlladiqi tani me ne fund do te njohe drejtesine dhe do te mbaje pergjegjesi per vrasjet e tij.
Kujtesa ndaj deshtimit dhe pritja nga procesi para Tribunalit te OKB-se Keshtu mund ta pershkruash reagimin ne Holande.
Autor Imke Marggraf/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Angjelina Verbica