Raportet shqiptaro-serbe ne Kosove dhe perspektiva e tyre

DW Raportet shqiptaro-serbe jane nder temat e trajtuara shpesh ne institucionet e ndryshme ne Ballkan. Ne kuader te lendes Historia e Evropes Juglindore ju ligjeroni pikerisht edhe per keto raporte gjate periudhave te ndryshme historike. Cilat jane periudhat qe zgjojne me se shumti interesim tek studentet kosovare
Rexha Padyshim qe raportet shqiptaro-serbe paraqesin nje segment me rendesi te kesaj periudhe dhe si pjese e historise se Evropes Juglindore ne teresi. Por verehet se pjesa e historise bashkekohore eshte me interesante per stduentet pasi shekulli i 20-te paraqitet si me i afert dhe dinamik natyrisht dhe me interesant per ta.
DW Raportet shqiptaro-serbe ne historine bashkekohore te shekullit 20-te kane perjetuar goditje te renda ne vecanti ne fund te ketij shekulli qe kulmoi me luften e vitit 1998/1999. A shihni ju ndonje ndryshim ne trajtimin e kesaj lemie tek mesimdhenesit dhe studentet dhe si e perceptojne ata raportin shqiptaro-serb gjate historise
Rexha Ne vazhdimesi verehen ndryshime. Per shembull ne Fakultetin e Edukimit ne degen Edukate Qytetare ku une ligjeroj dhe ku pergatiten kuadro per mesimedhenes per shkolla fillore lendet i kemi emertuar ne forme te tille qe permbajne elemente te tolerances dhe bashkeveprimit ne interesin e pergjithshem duke mos e ndare ne histori nacionale dhe duke iu shmangur elementeve te urrejtjes nacionale midis popujve te ketij rajoni. Prandaj edhe e kemi emertuar si lende Historia bashkekohore e Evropes Juglindore duke mos i ndare si te themi historite nacionale.
DW Per shkak te zhvillimeve te fundit dhe luftes raportet shqiptaro-serbe sot paraqiten shume te ngarkuara. Si mund te tejkalohet urrejtja ne mes shqiptareve dhe serbeve kur mbahet parasysh edhe aspekti historik
Rexha Kjo ceshtje eshte mjaft me rendesi dhe tejet serioze qe kerkon nje qasje te intelektualeve mesimdhenesve dhe politikaneve te te dyja paleve. Per fat te mire kane filluar bisedimet midis perfaqesusve politik te Kosoves dhe Serbise por per fat te keq jo edhe per rrafshin intelektual dhe kurrikulat mesimore qe jane jo pak me ndikim ne bashkeekzistencen paqesore. Te dyja palet sidomos ajo serbe duhet te eliminojne elementet qe kane permbajtje te urrejtjes nacionale dhe te kufizohen librat qe nxisin nje urrejtje te tille. Fundja u pa ku coi urrejtja nacionale ne sheklullin e 20-te. Paraqitja e njenashme e se vertetes historike e njeres apo tjetres pale le pak hapesire per pajtim ne mes te dy popujve. Sidoqofte tendencat globalizuese ne bote dhe integrimet ne Evrope reflektohen ne keto raporte te cilat padyshim qe do te permiresohen. Pretendimet eventuale qe shprehen per ndarjen e Kosoves mund te jene nje gur i rende ne keto raporte nderetnike dhe kuptohet kjo mund te coje ne nxitje te ndarjes dhe mosbesimit.
DW Ju koheve te fundit keni botuar dhe nje liber me titullin Raportet shqiptaro-serbe ne Kosove ku nje pjese ia kushtoni perspektives se ketyre raporteve. Si e shihni ju perspektiven e tyre
Rexha Mendoj se perspektiva padyshim ekziston. E kaluara na meson se tolerenca dhe respektimi i te drejtave te njeriut eshte e vetmja alternative. Ne raportet nderetnike ne Kosove padyshim qe reflektohet dhe vete raporti mes Serbise dhe Kosoves. Pranimi i realitetit nga ana e Serbise se Kosova eshte nje shtet i te gjithe banoreve te saj do te nxiste edhe minoritetin serb qe te beheshin qytetare te denje te saj e me kete te ndodhte si te themi edhe nje pajtim me i lehte shqiptaro-serb. Vec kesaj me mire te jemi fqinj te mire se sa armiq qe jetojne bashke me detyrim dhe presin nje moment eventual per konfrontim. Shihet se vete Bashkimi Evropian dhe tendencat e te dyja vendeve per te shkuar ne Evrope kerkojne nje tolerance nderetnike. ... Nese shikojme historine e evropianeve dhe tejkalimin e konfrontimeve mes francezeve dhe gjermaneve me siguri qe lind shprese per pajtimin shqiptaro-serb ndoshta jo per nje kohe te shkurter por kjo patjeter qe do te ndodhe dhe duhet te ndodhe. Nese i kthehemi te kaluares e shohim se e ardhmja ka gjasa premtuese per raporte harmonike dhe bashkejetese.
DW Po cila ishte intenca e librit tuaj
Rexha Ne kete veper timen jam perpjekur te paraqes historikun e raporteve shqiptaro-serbe dhe perspektiven e tyre me gjithe anet pozitive dhe negative qe sjell fqinjesia pa akuzuar popullin dhe duke permendur jo vetem mospajtimet por edhe rastet e bashkeveprimit dhe tolerances etnike. Besoj qe ky liber do te jete nje kontribut edhe ne planin e pajtimit dhe bashkejeteses se dy popujve.
Intervistoi Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani