E Diel, 1 Nëntor 2026

Si rrodhi informacioni i dosjeve me te perfolura ne bote

Materiali 16 gigabajt qe i dha nje goditje te forte diplomacise amerikane eshte transmetuar brenda nje karte memorie disa centimetershe ne te cilin perfshihen kodet e 250 mije teksteve . Nga ky disk i thjeshte u nxoren dokumentet e derguara per ne Amerike dhe te derguara nga Amerika.

Duke pare 251 mije e 287 shkrimet ne mes Amerikes dhe 250 ambasadave dhe konsullatave te ndryshme amerikane ne bote doli ne pah dhe menyra sesi eshte sjelle Amerika ndaj aleateve dhe armiqve te saj. Ne dosjet e koduara shfaqen pazarlleqet dhe presionet e mbajtura sekret.

Te huajt nuk mund ta shohin

Te arkivuara ne nje menyre sekrete per te mos u pare nga te huajt tek dosjet e titulluara Secret Nofor gjenden dhe detaje e hollesi te cilat ofendojne dhe ulin lideret e huaj.

Nderkohe qe analizohen situatat politike te shteteve ne disa vende shfaqen dhe detajet me te imta rreth korrupsionit te regjimeve te ndryshme.

Nje pjese e informacionit mbeshtetet ne burimet vendase ndersa pjesa tjeter perftohet nga vezhgimet apo brifinget e vizitave te shtresave te larta. Megjithese dosjet permbajne nje informacion te frikshem dhe befasues nuk duken bindese per teoricienet e komploteve sepse nuk mbeshteten ne prova dhe argumente te sakta.

Dosjet dolen nga nje ushtar 22-vjecar

Behet e ditur se ushtari amerikan 22 vjecar Bradley Manning eshte burimi nga i cili rrodhi informacioni. Analisti i mbajtur 7 muaj ne qelite e burgut dhe i cili do te dale para gjykates diten e vitit te ri akuzohet per rrjedhje informacioni gjate periudhes qe punonte ne Bagdad.

Krahas teksteve te kopjuara nga ushtari i cili ka punuar per tete muaj per shtate dite ne jave me nga 14 ore per rrjetet sekrete mendohet se jane marre dhe pamjet e nje helikopteri i cili ka qelluar mbi civilet ne Irak si dhe shume dokumente te lidhura me luften ne Irak dhe Afganistan.

Si arriti Manning te marre dosjet

Ishte nje loje femijesh per mua eshte shprehur Manning gjate nje bisede me nje shok hackeri duke pohuar se ka realizuar vjedhjen me te madhe te historise amerikane me ane te nje disku ne te cilin shkruhej Lady Gaga.

Hillari Klinton dhe mijera diplomate te tjere do te shokohen. Do te perjetohet nje skandal diplomatik ne te gjitha vendet me te cilat mban lidhje Amerika i ka thene Manning shokut te tij i cili me pas do ta padiste tek autoritetet duke theksuar se duhet te ekzistoje liria e informacionit.

Informacioni duhet te jete i lire

Perseri sipas informacionit te marre nga interneti Julian Asange mbeshtetes i lirise se informacionit pohon se me pas ka kaluar informacionin ne Wikileaks. Asange dhe koleget e tij menjehere marrin vendimin e perhapjes se informacionit dhe i vendosin dosjet ne adresen perkatese per te krijuar nje reagim maksimal politik.

Grupi kishte paraqitur dhe pamjet e nje sulmi te realizuar ndaj civileve ne Bagdad ne muajin Prill gjate nje konference te zhvilluar ne Uashington. Perseri dosjet e perftuara nga Asange ishin publikuar nga gazetat New York Times dhe Der Spiegel duke treguar se fuqite e koalicionit vrasin dhe civilet dhe torturojne te burgosurit.

Sa i sigurt eshte informacioni

Dosjet e publikuara nga Wikileaks deri tani jane disa nga dosjet e perzgjedhura ne mes te dokumentacionit qe grupi ka ne dore.

Informacioni kontradiktor qe permbajne dosjet e publikuara fakti qe shumica e informacionit eshte perftuar thjesht nga degjimi dhe mos paraqitja e provave konkrete ngjall dyshime per sa i perket saktesise se informacionit.

Krahas kesaj eshte shume e cuditshme sesi nje ushtar ka arritur te marre kete informacion nderkohe qe ne kompjuteret e specialisteve te bankave te sigurise se larte nuk ka akoma hyrje per USB dhe CD./ZAMAN-START/

2010-11-30 0948

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›