E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje Grate viktimate luftes Angelia Jolienje injorante

SARAJEVE- Filmi i Angelina Jolie vazhdon te ngjalle diskutime dhe polemika ne Bosnje. Viktimat e dhunes seksuale ne Bosnje gjate lufterave ballkanike publikuan nje leter ku e quajne Jolie nje injorante per shkak te sjelljes se saj gjate xhirimit te filmit ne Sarajeve.

Letra nga Grate viktima te luftes i ben thirrje agjencise per Refugjate te Kombeve te Bashkuara qe ti heqin Angelina Jolie postin e ambasadorit te vullnetit te mire duke thene se asaj nuk i ka mbetur me kredibilitet.

Ne tetor Angelina Jolie filloi xhirimin e nje filmi qe flet mbi historine e dashurise ndermjet nje gruaje myslimane dhe nje burri serb gjate luftes ne Bosnje.

Grate viktima te luftes jane kunder subjektit te filmit sikurse jane zemeruar per shkak se Jolie nuk i ka takuar asnjehere per ti diskutuar shqetesimet e tyre.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›