Si sillen deputetët francezë me kryeministrin!
Gjesti i një deputeti francez ndaj kryeministrit në sallën e Parlamentit, ka shkaktuar polemika të shumta në Francë. Deputeti Henri Emmanuelli i ka nxjerrë gishtin e mesit kryeministrit Fillon, gjë që është konsideruar si një gjest i shëmtuar nga ana e francezëve.
Kryeministri Fillon ishte duke folur për reformën fiskale në momentin që deputeti bëri gjestin me gishtin e mesit ndaj tij. Deputeti pritet që të pezullohet për këtë gjest dhe ti hiqet rroga prej 1300 euro.
Pas publikimit të ngjarjes, deputeti Emmanuelli ka thënë se është keqkuptuar, pasi nëse do të kishte diçka për kryeministrin, do tia thoshte me gojë dhe jo me gjeste.