Nuk gënjeva
Të dielën mbrëma, Aurela Gaçe ka performuar në “Ballkan Music Awards” dhe bashkë me Marselin ka marrë çmimin “Best Albanian Song in the Ballkan” për këngën “Origjinal”. Pavarësisht këtij suksesi, Aurela Gaçe në profilin e saj në Fecebook është marrë me diçka tjetër.
Ajo pas disa javësh ka reaguar ndaj shkrimit të gazetës “Panorama”, e cila hodhi dyshime mbi shtatzëninë e Aurelës, gjoja se këngëtarja e kishte inskenuar një lajm të tillë për të tërhequr vëmendjen nga dështimi që pati në “Eurovizion”.
Duke u cilësuar si shkrim denigrues dhe shumë të turpshëm në drejtim të figurës së saj, këngëtarja shprehet në Facebbok se nuk i kupton arsyet, por e pranon se kjo i ka sjellë shqetësim.
“Kjo më solli shumë shqetësim, derisa pata edhe frikë për ndonjë shqetësim që mund t’i transmetoja engjëllit që rritet brenda meje përditë… për të gjithë ata që e kanë lexuar dhe janë vërtet fansat e mi, duhet të dinë që kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e sinqertë me ta, sepse jeta ime nuk është e ndërtuar mbi gënjeshtra”, ka pohuar këngëtarja në profilin e saj në Facebook.