E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ta injorosh një gjenocid

Në verën e vitit 1978 një delegacion suedez i Asociacionit Suedi – Kamboxhia, i përbërë nga katër veta (një infermier psikiatrik, një studente universitare, një gazetare dhe një shkrimtar me famë, Jan Myrdal, i biri i fituesve të çmimit Nobel Alva e Gunnar Myrdal), viziton Kampuçenë Demokratike të Pol Potit.

Mysafirët suedezë janë ndër të huajt të pakët të cilëve iu është dhënë leja e hyrjes në vend që nga revolucioni komunist i vitit 1975. Shkrepin qindra fotografi, xhirojnë një dokumentar televiziv me tone entuziaste, e më 1979 botojnë një libër që i thur lavde qeverisë së re të vendit aziatik.

Në çdo moment të udhëtimit të tyre, mijëra kamboxhianë vdesin nën zgjedhën e një regjimi të përgjakshëm. Më pas do të zbulohet se, gjatë tri viteve e gjysmë kur Pol Pot ishte në pushtet, rreth dy milionë persona (që përbëjnë një të katërtën e popullsisë së vendit) janë zhdukur, viktima të një padrejtësie të paparë, të urisë apo vuajtjeve.

Gjatë qëndrimit të tyre, megjithatë, katër europianët nuk marrin vesh gjë, e në raportet e tyre s’gjendet asnjë gjurmë e faktit se kanë qenë mes dëshmitarëve të pakët të një gjenocidi. Si ka qenë e mundshme? Pas tridhjetë vitesh, gazetari suedez Peter Froberg Idling mundohet të përgjigjet në këtë pyetje me librin ‘Buzëqeshja e Pol Potit’.

Njohës i mirë i Kamboxhias dhe historisë së saj, Idling i ka kërkuar Hedda Ekervald-in, Gunnar Bergström-in, Marita Wikander-in dhe Jan Myrdal-in, për ta kuptuar deri në çfarë mase e mjegulloi shikimin e tyre ideologjia. Dhe e ka alternuar në tregimin e këtij hetimi revokimin historik të ngjarjes tragjike të Kamboxhias nga Paslufta deri te vitet e diktaturës, duke u munduar ta zbulojë misterin e Saloth Sar-it, njeriut që u bë Pol Poti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›