Fiton dhoma polake

Që nga data 15 - 20 korrik u mbajt festivali filmit të metrazhit të shkurtër “Shqip Film Fest”, në qytetin e Pejës.
Organizimi i Festivalit ishte i veçantë, kjo ishte vërejtur që nga dita e parë dhe sidomos me mënyrën e pritjes së mysafirëve në natën e parë të edicionit të parë të këtij festivali, e cila ishte bërë krejt e veçantë me veshje tradicionale. Sipas organizatorëve, gjatë këtyre ditëve të festivalit janë shfaqur 33 filma, tre prej tyre kanë qenë nga Kosova, një nga Shqipëria dhe pjesa tjetër e filmave kanë qenë nga 24 shtete të botës.
“Festivali dhe organizimi ka shkuar shumë mirë, gjithçka ka shkuar siç është paraparë, interesimi i publikut ka qenë shumë i madh përveç ditës së parë, ndërsa ditëve tjera salla ka qenë e mbushur, kemi marrë shumë fjalë të mira, nga regjisor të huaj dhe nga shumë aktor, por edhe pjesa tjetër e publikut të thjeshtë”, u shpreh njëri nga ideatorët dhe themeluesit e këtij projekti, së bashku me Naser Rafunen, Reshat Alia
Sipas Aliajt, ky festival nuk ka asgjë të ngjashme me Festivalet e deritanishme.
“Asgjë nuk ka qenë e ngjashme me festivalet tjera, gjithçka ka qenë më ndryshe, ka qenë gjithçka e shërbyer shqip, që nga pranimi i mysafirëve deri tek shërbimi akomodimi, pritja në hapjen solemne e deri më sot, gjithçka ka qenë me tradita tona , kulturën tone, gjithashtu, mysafirët dhe ne i kemi vizituar vendet e ndryshme, bukurit e rralla qe i ka Kosova e sidomos komuna e Pejës”, tha Alia
Sipas tij, filmat u shfaqën në programin treditor nga data 16, 17 dhe 18 korrik, ndërsa dy ditë tjera janë bërë vetëm shëtitje me mysafirët pjesëmarrës dhe njohje me vendet e bukura të komunës së Pejës. Sipas tij vendosja e këtij festivali në këtë qytet nuk ka qenë e rastësishme.
“Kjo ngjarje po ndodh në këtë qytet për arsye se Peja ka vendet më të bukura në Kosovë, të cilat nuk njihen ndoshta as nga qytetarët e Kosovës e lëre më të botës, kjo ka qenë një ide e qëlluar që të shpalosim vendet tona me vlerë, e njëkohësisht të shkëmbejmë kulturën tonë me kultura tjera evropiane, botërore”, u shpreh Aliaj.
Ky është edicioni i pare i festivalit “Shqip Film Fest” dhe mendohet të bëhet tradicional. “Ky është edicioni i parë dhe pa dyshim që mendohet të bëhet tradicional, mirëpo në fillim e kemi menduar që ky festival të shëtis nëpër vende të ndryshme të Kosovës dhe të Evropës, mirëpo me pritjen e mire të qytetarëve të Pejës, dhe të kryetarit Ali Berisha, ne kemi vendosur që edicionet tjera të jenë pikërisht në qytetin e Pejës. Është parë çart që Pejës i ka munguar një festival i tillë ose një organizim i tillë”, ka thënë Aliaj.
Për gjithë këtë punë që është bërë në këtë festival, Aliaj falënderon një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve.
“E falënderoj shumë stafin që janë më shumë se dyzet vetë, që kanë duke punuar vazhdimisht, i falënderoj dhe mediat dhe të gjithë sponsoret tjerë që kanë bërë shumë për t‘i dhënë qytetit të Pejës një festival të tillë”, tha ai.
Çmimet:
Aktori më i mirë: Nils Utsi
Aktorja më e mirë: Marthaa Cope
Çmimi press dhe i publikut: Gazmend Nela (me filmin ‘E kuqja’),
Çmimi i karrierës ’Faruk Begolli’: Mevlyd Osmani
Filmi më i mirë Gran Prix: ‘Mos u frikëso nga dhoma e errët’ (Poloni), regjisor Kuba Czekaj