Si te kerkosh pune ne kohen e internetit
Jemi pjese e LinkedIn Twitter dergojme e-maile shkruajme ne blogje dhe nuk kalojme dite pa i hedhur nje sy te shpejte profilit tone ne Facebook. Social Media pikat tona te takimit social ne internet po rriten gjithmone e me shume duke ofruar tashme edhe mundesi te reja punesimi
LinkedIn ka thuajse 70 milione perdorues ne te gjithe boten. Facebook eshte me i vizituar se Google dhe ka gjysme miliardi njerez ne gjirin e tij. Twitter protagonist i suksesit te lsquomicroblogging ka shkuar ne 190 milione. Keta numra flasin vete dhe na bejne te kuptojme se perse nje pjese gjithmone e me e madhe e kerkesave per pune kalojne nga rrjetet sociale sigurisht me avantazhe per kandidatet dhe kompanite qe kane nevoje per profesioniste qe nuk arrijne ti gjejne ose i gjejne me shume veshtiresi. Fenomeni po zhvillohet me ritme te shpejta mbi te gjitha ne SHBA dhe Angli edhe pse ne te gjithe boten po shihen pasojat e tij. Po shtohen gjithmone e me shume profesionistet qe po shfrytezojne te mirat e rrjetit. lsquoLinkedIn eshte vitrina ideale per te treguar profilin tend dhe po kthehet ne nje burim kryesor per te konsultuar dhe marre informacione mbi profilin e nje personi per te kerkuar keshilla per te gjetur talente dhe mundesi punesimi - shpjegon drejtori i LinkedIn Europa Kevin Eyres.
ParashikimetEvolucioni duket thuajse natyral. Vleresimet parashikojne nje rritje te perdorimit te ketyre sajteve per rekrutimin e burimeve te reja. Jobvite nje kompani amerikane e cila ka vene ne perdorim mjete qe i lejojne te gjejne profilet me te mira te pranishme ne rrjetet sociale ka publikuar kohet e fundit disa statistika rreth aftesise se kompanive te ndryshme per te perdorur rrjetet sociale per te kerkuar personel te ri. Rreth 83 per qind e kompanive u pergjigjen se ne 2011 do te perpiqen qe te pakten nje here te kerkojne punetore permes rrjeteve sociale. Pothuajse gjysma e tyre do te kaloje me shume kohe ne rekrutim social ne krahasim me vitin e kaluar dhe 36 per qind do te reduktoje kohen e kaluar ne sajtet e ofertave. Nje vezhgim i bere nga LinkedIn ne me shume se nje mije qendra pergjegjese per burimet njerezore te SHBA-se Britanise se madhe Kanadase Indise Holandes dhe Australise ka konfirmuar se gjysma e tyre ne vitet e ardhshme do te perdore me shume rrjetet sociale. Me i perdoruri duke pare edhe natyren e tij profesionale do te jete Linkedln. Po te rendesishme do te jene edhe Facebook dhe Twitter.
Cilat jane arsyetE para dhe me e rendesishmja lidhet me faktin se kompanite synojne te shkojne atje ku jane profesionistet. Sot ashtu sic e kemi pare numri i rrjeteve sociale ka ardhur duke u rritur. Sigurisht qe ka edhe arsye me natyre ekonomike. Ne kete menyre kompanite arrijne te minimizojne kostot per te hyre ne kontakt me kandidatet e kualifikuar. Rrjetet sociale te ndihmoje shume lehte te gjesh njerezit profesioniste per shkak te te dhenave te tyre personale te vendosura ne rrjet. Keshtu 90 per qind e kompanive amerikane qe kane perdorur LinkedIn e kane gjetur me shume lehtesi kandidatin qe kerkonin. Nje perqindje te mire ne krahasim me rrjetet e tjera kane edhe Facebook dhe Twitter. Ne Britanine e Madhe 58 per qind e kompanive mendojne se Facebook apo Myspace jane me te domosdoshem per te gjetur nje kandidat te mire se sa lajmerimet ne shtyp. Rezultate te tilla te ngjashme kane dale edhe nga nje kerkim i bere nga LinkedIn ne bashkepunim me Harvard Business School. Ne rrjetet sociale pastaj te jepen mundesia per te dialoguar ne menyre te drejtperdrejte sic ndodh ne kanalet e tjera te informacionit ndaj ke mundesi qe para se ta njohesh kandidatin personalisht te mesosh ne detaje shume gjera per te. Ai mund te prezantoje nje mori me te madhe informacioni per veten shume me teper se sa nje CV e thjeshte dhe nje leter motivimi. Pjesa me e madhe e kompanive sot kane profilet e tyre ne Facebook apo Twitter dhe sapo nje vend pune kerkon te zihet lajmerimi u shkon automatikisht te gjithe anetareve te kesaj kompanie. Keshtu nis edhe lufta mes me te interesuarve dhe me te kualifikuarve.
Punet e internetitPunet qe bazohen ne mundesite e ofruara ne rrjet jane profesionet e se ardhmes - pohon me bindje Valerie Kollart eksperte e tregut te punes. Kompanite gjigande dhe mediat duhet te pershtaten me mundesite e ofruara nga rrjeteve sociale dhe per kete arsye kane nevoje per personel. Por cilat jane kerkesat per ata qe kerkojne pune ne kete sektor Ne vend te letres dhe stilolapsit duhet te qendrosh i mberthyer pas videokamerave apo Smartphone dhe te kesh nje ose me shume profile ne Twitter apo Facebook. Me nje perdorim gjithmone e me te madh te internetit vetem ne Facebook numerohen me shume se 400 milione perdorues ne te gjithe boten me shume se gjysma e te cileve hyn online te pakten nje here ne dite rriten edhe mundesite per ti perdorur keto platforma si kanale informacioni. Tashme prej kohesh keto rrjete sociale me shume se sa nje mjet per tu argetuar dhe kaluar kohen jane kthyer ne sherbim te komunikimit shkembimit te ideve dhe opinioneve duke vene ne kontakt njerezit mes tyre por edhe individe te vecante me organizata me media dhe sipermarrje. Me pak fjale me te gjithe boten. Po ashtu rrjetet sociale po ushtrojne nje ndikim gjithmone e me te madh ne jetet tona kush lidhet me te tjeret krijon ne kete ambient nje atmosfere konfidence. Shkemben ide diskutohet dhe komunikohet. Po ashtu aty mund te gjesh keshilla dhe rekomandime. Shume kompani sot e kane kuptuar pushtetin e internetit edhe pse publiciteti ne web shpesh nuk jep garanci per sukses. Me shume se 1500 mesazhe publicitare shkojne cdo dite tek konsumatoret dhe ne pjesen me te madhe te rasteve kalohen me indiference. Per kete arsye gjithmone e me shume kompani krijoje Social Media Jobes per ti perdorur ne interes te tyre rrjetet sociale me ndihmen e mendjeve kreative. Numri i vendeve te tilla te punes do te rritet ne vitet e ardhshme. Sot punet e internetit jane kthyer ne nje menyre te re punesimi. Ato kerkojne shume kreativitet entuziazem dhe kapacitet per tu pershtatur me mundesite nderaktive te rrjetit.