Nasho Jorgaqi
Studiuesi ka promovuar dje Antologjine e poezise lirike shqipe midis dy lufterave 1914-1944. Ne botim jane perfshire 43 poete nga Asdreni te Bardhyl Pogoni mes tyre autore te mohuar me pare dhe poeteshat Jolanda Kodra Musine Kokalari dhe Selfixhe Ciu-Broja
Poetet shqiptare qe shkruan mes dy lufterave 1914-1944 jane tashme pjese e nje antologjie. Botimi Antologji e poezise lirike shqipe qe ka per autor studiuesin Nasho Jorgaqi eshte prezantuar dje ne nje rreth te ngushte studiuesish te letersise. Rezultat i nje pune disavjecare vijim i angazhimit te vazhdueshem pedagogjik te Jorgaqit antologjia e botuar nga Uegen perfshin 43 poete shqiptare qe levruan poezine lirike pergjate ketyre kater dekadave. Nis me Ndre Mjeden Gjergj Fishten Faik Konicen vazhdon me te tjere poete qe u mohuan perfshire edhe Arshi Pipen per tu mbyllur me Muzafer Xhaxhiun e Bardhyl Pogonin. Pjese e kesaj antologjie jane edhe tre autore Jolanda Kodra Muzine Kokalari dhe Selfixhe Ciu-Broja. Arsyeja se pse kjo antologji perfshin krijimtarine poetike mes viteve 1914-1944 lidhet me pervojen rreth 40-vjecare te Nasho Jorgaqit si pedagog i letersise shqipe te periudhes se Pavaresise. E gjithe kjo periudhe leksionesh e studimesh me ka cuar drejt nje njohjeje te telle te krijimtarise dhe jetes se autoreve. Por pavaresisht kesaj njohjeje te gjithanshme hartimi i nje antologjie ka qene i veshtire thote Jorgaqi i cili eshte autor i disa librave te tjere studimore mbi letersine shqipe apo edhe per autore te vecante. Ishte nje detyrim shpirteror nje enderr e vjeter dhe nje projekt i hershem. Duke qene se nje pjese te madhe te jetes sime aktive ia kam kushtuar punes pedagogjike dhe studimore qe perfshinte kryesisht letersine e pavaresise e kam ndiere si detyre qe te merrem jo vetem me studimin por edhe botimin e trashegimise se tyre shprehet studiuesi. Ne fakt projekti per hartimin e kesaj antologjie ka nisur me heret qe ne vitet 70. Kete histori Jorgaqi e tregoi shkurtimisht gjate prezantimit te librit e i ka lene nje vend edhe ne pasthenien e antologjise. Kur ne vitet 70 u krijua situata per te botuar krijimtarine e disa prej perfaqesuesve te letersise se kesaj periudhe u botua nje kolane me poezi te poeteve te vecante. Jashte saj u lane disa poete qe ishin te barabarte dhe ndoshta me me vlera se ata qe u botuan ne kolane. Me kete kohe hodha idene qe poetet e mbetur jashte te mblidhen ne nje antologji. Ne fillim ideja u miratua por pastaj u duk sikur edhe nje antologji u jepte rendesi. Per kete arsye u reduktua ne titullin Poete te viteve lsquo30. Kjo veper nuk shkoi ne duart e lexuesve. U krijua nje situate jo e kendshme me debate kritika e autokritika dhe vepra shkoi ne karton. Ne kushte te tjera ky projekt i imi u be me i prekshem me i mundshem e une i hyra punes ne permasa te tjera e me kritere te tjera per te hartuar kete antologji qe keni ne dore theksoi Jorgaqi. Ne fakt ne diskutimet e atyre qe kishin mundur ti hidhnin nje sy qofte edhe kalimthi antologjise se sapobotuar argumenti i prekur se pari ishin kriteret e perfshirjes se autoreve ne kete antologji. Duke nenvizuar perfshirjen e disa emrave te mohuar apo edhe harrimin e ndonje tjetri antologjia u konsiderua si nje udherrefyes per menyren se si duhet pare letersia dhe poezia e shekullit XX. Vete Jorgaqi paralajmeroi se kjo pune e tija nuk eshte shteruese e mund te kete te meta. Hartimi i nje antologjie ka pasur veshtiresi sepse vete perzgjedhja rrezikohet nga subjektivizmi apo nga paragjykimi. Une u perpoqa ti kapercej ne vija te pergjithshme keto probleme por kjo nuk do te thote qe antologjia te mos kete te meta e boshlleqe. Antologu me i mire eshte koha dhe per sa u takon poeteve te medhenj solisteve te poezise shqipe e kam pasur me te lehte sepse koha ka seleksionuar dhe ka evidentuar krijimet e tyre me te mira kurse poetet e tjere kori i poezise shqipe te kesaj periudhe kerkonte nje perzgjedhje qe varej nga une nga shijet e mia preferencat dhe formimi. Nga kjo pikepamje kam pasur veshtiresi pengesa nevoje per angazhim dhe studim te metejshem dhe mendoja se antologjia arriti te kete nje gjitheperfshirje thekson autori. Duke iu rikthyer kriterit te perfshirjes apo perjashtimit te autoreve nga kjo antologji Jorgaqi thote se eshte nisur nga dy kritere ai estetik dhe dokumentar. Kriterit estetik i referohet ne perzgjedhjen dhe perfshirjen e vlerave me te mira te letersise shqipe. Paralel me te qendron kriteri dokumentar qe ndonese here-here i shkon ndesh te parit justifikon disa emra qe Jorgaqi i ka perfshire ne antologji edhe pse eshte i ndergjegjshem se mund te mos kene nivelin e kerkuar estetik. Sipas kriterit dokumentar kam perfshire disa poete te cilet koha ne nje menyre apo ne nje tjeter nuk i ka lejuar te afirmohen ose te behen publike e te njihen nga lexuesi. Une nuk bera nje antologji me autore elitare por gjitheperfshirese. Jam i ndergjegjshem qe nje pjese e tyre nuk arrijne ate shkalle te poeteve me te mire por kjo eshte e natyrshme sepse dihet qe ne art ekzistojne solistet por edhe kori. Jorgaqi i referohet poetit Thanas Konomi si nje shembull kur perfshirja e tij justifikohet permes poemes Atdhemohonjesi ndonese te tjerat nuk jane te atij niveli. Pse te tjerat nuk jane te atij niveli. Si do te duhej te shihej poezia e botuar mes viteve 1914-1944 Eumlshte nje nga periudhat qe shenon ngritje te letersise shqipe gjate se ciles do te punonin e krijonin tre breza ata qe vinin nga Rilindja e vazhdonin te krijonin si Fishta Konica Mjeda Asdreni etj. brezi i viteve lsquo20 si Lagush Poradeci Ali Asllani dhe brezi i viteve lsquo30-lsquo40 me ne krye Migjenin Dhimiter Shuteriqin Andrea Varfin Vedat Kokonen Nexhat Hakun e deri me te rinjte si Bardhyl Pogoni apo Muzafer Xhaxhiu thote Jorgaqi. Duke thene se ndoshta punen e tij do ta cojme me tej ata qe dikur kane qene ish-studente te tij e sot jane studiues letersie Nasho Jorgaqi lajmeron se puna e tij e radhes ka te beje me nje antologji te prozes shqipe nga fillimet deri ne vitin 1944.