E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të luftohenmushkonjat? Ja teoriae matematicienit

ROME- Mënyra më e mirë për të luftuar mushkonjat është t'i lësh ato të qeta të rriten e të riprodhohen: Duket një paradoks, por është rezultat i një studimi ndërkombëtar i universitetit britanik të Surrey, i publikuar në revistën Proceedings të Royal Society A.

Kërkuesit, të koordinuar nga matematicieni Steephen kanë zhvilluar një model për të hetuar mbi motivet për të cilat insekticidet që përdoren për të luftuar insektet që mund të transmetojnë malarie e humbasin shpejt efektshmërinë në zonat ku ata përdoren në mënyrë intensive.

Ka rezultuar se nëse insekticidet përdoren në mushkonja, para se këta të jenë rritur, u imponohet një presion i madh selektiv që favorizon insektet më rezistente. Prandaj, nëse përdorimi i insekticideve mund të jetë efikas në afat të shkurtër, mund të përfundojë që për një afat të gjatë të përshpejtojë mekanizmat me të cilat mushkonjat mund të bëhen rezistente ndaj insekticideve. Zgjidhja e propozuar nga matematicieni është që një insekticid i ri, që hyn në veprim në një moment të dytë, mund të ketë efekt më të gjatë.

Momenti më i mirë për të përdorur insektididet sipas matematicienët është ajo e shumimit të ardhshëm të vezëve. “Ekziston një ekuilbër- ka vënë në dukje Gourley—midis parandalimit efikas të transmetimit të sëmundjes nga ana e mushkonjave dhe nevojës për të jetuar me pickimin e mushkonjave që nuk transmetojnë sëmundje”.
(Suela Gera/ANSA/Balkanweb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›