Papakonstantinu: Borxhi grek është i qendrueshëm
ATHINË- Borxhi grek është i qendrueshëm theksoi sot ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu për mediat vendase, duke konfirmuar se objektivi i ri i Athinës është të rikthehet në tregje në fillim të vitit 2012. Pas një jave spekulimesh të forta mbi tregjet në lidhje me pashmangshmërinë e një ristrukturimi të borxhit grek që ka arritur në 340 miliardë euro, më shumë se 150 për qind e PBB-së, ministri i Financave e hodhi poshtë këtë hipotezë.
"Borxhi grek është i qendrueshëm'',- theksoi ministri grek. Qëndrueshmëria e tij varet nga mënyra se si vendi e menaxhon planin e rimëkëmbjes ekonomike, reduktimin e deficiteve, reformat strukturore, privatizimet'',- deklaroi Papakonstantinu.
"Diskutimet në Evropë dhe në botë këto ditët e fundit kanë krijuar një kakofoni'', u shpreh ministry grek i financave, ndërkohë ai rikonfirmoi se objektivi kryesor i qeverisë është rikthimi në tregje në fillim të viit 2012.
(e.m/ata/BalkanWeb)