E Diel, 1 Nëntor 2026

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetë

Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar.

Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së.

Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”.

Nga ana tjetër, demokratja i ka bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën.

Pranojmë vetëm aktivistët e PD-së dhe jo deputetët, thanë ata.

“Jemi ne studentët”, thirrën ata, teksa nuk munguan edhe parullat “Opozitë e shitur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›