E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si urdheroi Mourinho kartonet e verdhe

Trajneri i Real Madrid Jose Mourinho perdori portierin e dyte Jerzy Dudek per te transmetuar urdhrin e tij tek lojtaret ne fushe ne ndeshjen e djeshme te Liges se Kampioneve qe Real Madrid luajti ndaj Ajax.

Urdhri konsistonte qe Sergio Ramos dhe Xabi Alonso te merrnin kartonin e dyte te verdhe ne menyre qe te pezulloheshin per ndeshjen e fundit te fazes se grupeve qe Reali i kualifikuar tashme do ta luaje ndaj Auxerre dhe ne 1/8 e ketij kompeticioni lojtaret te shkojne vetem me nje karton te verdhe dhe pa rrezikuar mungesen ne keto ndeshje.

Portugezi dergoi Dudek tek porta e Casillas dhe te dy biseduan tek shtylla. Me pas kapiteni Casillas foli me Ramos dhe ky i fundit me Xabi Alonson. Dy futbollistet spanjolle moren kartonat e dyte te verdhe ne minutat ne vazhdim per shkak se vonuan goditjet e denimit.

Ne Ligen e Kampioneve nese nje lojtar merr tre kartona te verdhe ne tre ndeshje te ndryshme pezullohet per nje ndeshje. Mourinho preferoi qe lojtaret e tij te merrnin kartonin e kuq dhe te pezulloheshin per ndeshjen e fundit te fazes se grupeve dhe te fillojne fazen e eliminimit direkt me vetem nje karton te verdhe ne llogari.

Nje manover kjo e teknikut portugez qe mediat spanjolle nuk e kane vleresuar aspak.



Foto

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›