Siena shkarkon Giampaolon

Siena ka shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo dhe ka emëruar Marco Baronin në drejtim të përkohshëm të ekipit. Klubi toskan u mposht 2-1 nga Bologna të mërkurën, rezultat i cili shënoi humbjen e tyre të shtatë këtë sezon.
Siena gjendet në pozitën e fundit në Serie A me pesë pikë dhe vetëm një fitore nga 10 ndeshje. Fitorja e fundit e Sienas ishte dy muaj më parë kundër Cagliarit me rezultat 3-1.
Giampaolo mori drejtimin e ekipit në verën e vitit 2008, ndërsa është trajneri i gjashtë i shkarkuar këtë sezon në Serie A.